Pas situatës kaotike në vend të shkaktuar nga përmbytjet masive, mesa duket çdo gjë po i rikthehet normalitetit. Ministria e Arsimit ka njoftuar se duke nisur nga dita e nesërme, procesi mësimor do të zhvillohet normalisht. Më parë MAS pezulloi mësimin në shkolla dhe kopshte, deri në një urdhër të dytë, për shkak të situatës së rënduar të krijuar nga reshjet.