Përmbytjet masive në Indi u kanë marrë jetën 200 personave në katër rajone të vendit: Gujarat, Kerala, Karnataka dhe Maharashtra. Forcat e shpëtimit kanë evakuar deri tani rreth 1 milionë veta.
Përmbytjet katastrofale janë shkaktuar për shkak të shirave stinorë në jug dhe juglindje të Azisë. Ata shkaktojnë daljen e lumenjve nga shtrati duke u marrë jetën çdo viti qindra njerëzve.
Vitin e kaluar, në shtetin e Keralës vdiqën 450 veta.