Përmbytjet e mëdha që përfshinë Francën jugore kanë sjellë evakuuimin e 1,600 njerëzve, shumica prej të cilëve kampistë , thonë zyrtarët. Përmbytjen më të madhe e pësoi rajoni i Gard, ku është edhe kampi veror në Saint-Julien-de-Peyrolas, 119 fëmijë shumica e tyre nga Gjermania u evakuuan. Një 70- vjeçar gjerman i cili mbikëqyrte fëmijët në kamp është i humbur. Gjermani i zhdukur po mbikëqyrte fëmijët në kamp. I bllokuar nga një përrua që po vinte me shpejtësi të madhe, ai kërkoi strehë brenda makinës së tij, por ajo u rrëmbye nga ujërat. Një operacion kërkim shpëtimi po punon për gjetjen e tij. Disa njerëz janë dërguar në spital me dëmtime të lehta. Zonat më të goditura janë Gard, Ardeche dhe Drome. Më shumë se 400 zjarrfikës dhe policë, si dhe katër helikopterë, janë vendosur në këto zona. Përmbytjet vijnë pasi Franca jugore dhe shumica e Evropës përjetuan një mot të nxehtë.