INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Përmbytjet në Luiziana, katastrofë natyrore në SHBA [VIDEO]

Publikuar më: 12:39 19-08-2016

Përmbytjet katastrofike që kanë dërrmuar Luizianën janë tashmë katastrofa më e madhe natyrore në SHBA që prej uraganit Sendi 4 vjet më parë. 13 persona kanë humbur jetën në zona të ndryshme të këtij shteti amerikan, ndërsa dëmet mendohet të jenë në dhjetëra miliona dollarë, por përllogaritjet ende nuk kanë nisur, pasi shqetësimi kryesor është shpëtimi dhe ndihma për njerëzit në nevojë.

Ekipet e emergjencave raportuan se kanë kryer më shumë se 30 000 operacione shpëtimi, një rekord absolut. Me mijëra njerëz që kanë humbur shtëpitë e tyre janë strehuar në qendra emergjence që vazhdojnë të shtohen për shkak të fluksit të personave në nevojë.

Policia amerikane tha se në raste katastrofash të tilla, shumë njerëz strehohen tek të afërm apo miq, por në këtë rast edhe kjo është e pamundur, pasi thuasje kushdo ka humbur shtëpinë. Mediat raportojnë për shumë banorë që u larguan nga shtëpitë e tyre me makina për t’i shpëtuar përmbytjeve dhe janë kthyer me varka për të gjetur vetëm shkatërrimin e lënë pas nga ujërat.

Presidenti amerikan Barack Obama shpalli gjendjen e katastrofës në disa zona të goditura më rëndë, diçka që mundëson dërgimin e ndihmës dhe fondeve federale për njerëzit në nevojë.

Article Logic
Execution time: 0.0038599967956543