INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përmbytjet në Shkodër, bashkia jep detaje për situatën, kërkon shpalljen e emergjencës

Përmbytjet në Shkodër, bashkia jep detaje për situatën, kërkon shpalljen e emergjencës

Publikuar më: 18:25 17-03-2018

Vijon që të jetë shumë problematike situata nga përmbytjet në qarkun verior sidomos në qarkun e Shkodrës

Bashkia e këtij qyteti e cila kërkon edhe një herë shpalljen e emergjencës civile njofton se në lagjen Zadrimë, lagjen Marinaj dhe lagjen e Maçit në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje.

“Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare. Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.

Kjo është e disata herë që bashkia bën thirrje për shpallje emergjence, por kërkesa refuzohet. E ndërsa bën një përmbledhje të situatës nga përmbytjet deri pasditen e sotme, Bashkia shton se po vijon që të jetë në ndihmë të banorëve që janë prekur. Situata sipas Bashkisë së Shkodrës deri në orën 16.00 të datës 17 mars 2018 pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 2410 Ha" thuhet në njoftimin për mediat.

Article Logic
Execution time: 0.0037198066711426