INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Përmbytjet në vend! Shkodra më e dëmtuara me miliona lekë[VIDEO]

Publikuar më: 09:19 08-03-2018

Situata nga shirat e dendur dhe përmbytet në vend është pëkeqësuar.
Më e prekura është Shkodra dhe dëmet janë kolosale. Mësohet se 430 ha tokë janë përmbytur në Njësitë Administrative të Dajçit, në fshatin Shirq 110 ha, në dhe në Kënetën e Dajçit 275 ha. Sipas bashkisë nga përmbytjet janë dëmtuar të mbjellat. Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit janë përmbytur 1000 ha tokë, po kështu në fshati Muriqan 400 ha, fshatin Oblikë 290 ha, dhe në Obot 310 ha. Madje në Obot edhe banorët janë izloluar, pasi nuk lëvizin dot me mjete të tjera veç varkave. Specialistët e Bashkisë së Shkodrës kanë bërë një vlerësim paraprak të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet dhe rezulton afro 57 milion lekë.


Qarku Gjirokastër  
Edhe në Gjirokastër ka problem, pasi aksi rrugor rural i Njësisë Administrative Frashër është  i bllokuar për shkak të rrëshqitjes së gurëve. Ndërsa kanë rëshqitur gurë dhe mbi disa banesa duke i dëmtuar ato.

Qarku Dibër

Aksi rrugor nacional Trebisht-Doganë, në Dibër është i bllokuar në një segment për shkak të rrëshqitjes së skarpateve të rrugës. Aksi rrugor rural Xibër-Tiranë është i pa kalueshëm. Po kështu dhe disa banesa janë dëmtuar dhe në disa zona mungon dhe energjia.

Qarku Durrës
Në disa fshatra të Bashkisë Krujë në qarkun e Durrësit ka probleme, pasi ka dalë nga shtrati lumi Ishëm, duke përmbytur 50 ha tokë.

Qarku Kukës
Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë nën efektin e rënies së gurëve dhe dherave. Për pasojë janë të bllokuar Njësia Administrative Arrën, fshati Lojme, dhe 2 fshatra të Njësisë Administrative Lekbibaj.

Qarku Korçë
Në fshatin Kalivaç të Njësisë Administrative Trebinjë, ka pasur rrëshqitje masive të tokës dhe rrezikohen varrezat. Edhe në fshatin Vërri të Njësisë Administrative Proptisht ka patur rrëshqitje masive të tokës, e cila rrezikon një pikë karburant.

Article Logic
Execution time: 0.0023808479309082