INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përmbytjet në vend, Rama dhe Basha bien dakord për këtë gjë në Kuvend

Përmbytjet në vend, Rama dhe Basha bien dakord për këtë gjë në Kuvend

Publikuar më: 19:47 30-11-2017

Situata e krijuar në vend nga reshjet e shumta dhe intensive që bien prej 24 orësh kanë sjellë polemika mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha në Kuvend.
Lulzim Basha kërkoi nga Kryeministri Rama masat e marra për situatën e krijuar. Në përgjigjen e tij, Rama tha se të gjitha strukturat dhe institucionet, si në nivel qendror ashtu edhe në nivel vendor janë në gatishmëri të plotë.
Duke vijuar më tej, pas kërkesës së kryeministrit Rama për përshpejtim të seancës parlamentare për të shkuar në terren, kreu i PD, Lulzim Basha tha se do të kishte mirëkuptimin e opozitës.
“Raportohet që njerëzit janë bllokuar dhe në Kamëz, ju keni të gjithë mirëkuptimin tonë për të ndërprerë seancën për të shkuar në terren për njerëzit në nevojë,” tha Basha.
Shkarkimi i kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk do të futet në shqyrtim për diskutim në Kuvend. Kryeministri është tërhequr nga shkarkimi i Klement Zgurit dhe ka kërkuar nisjen e dialogut me opozitën për zgjidhjen e ngërçit.

Article Logic
Execution time: 0.0037298202514648