INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përmend sërish korrigjimin e kufijve me Serbinë. Thaçi: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës

Përmend sërish korrigjimin e kufijve me Serbinë. Thaçi: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës

Publikuar më: 13:23 06-09-2018

Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëmbim të territorit dhe nuk do të ketë Republikë Serbe në Kosovë. Kështu ka deklaruar presidenti i vendit Hashim Thaçi, në konferencën e pestë të ambasadorëve, nga ku ka theksuar se marrëveshja Kosovë-Serbi do të ketë kuptim vetëm nëse ndodh njohja reciproke ndërmjet dy vendeve.
‘’Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në konsolidimin e shtetësisë së vet, por për të vazhduar më tutje duhet të mbyllen disa çështje të hapura, që sipas tij janë plagë që e lëndojnë dhe e ngadalësojnë konsolidimin e mëtutjeshëm. Është krijuar një momentum i ri ndërkombëtar në favor të marrëveshjes përfundimtare, ligjërisht obliguese, për normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë’’ ka thënë Thaçi..
Presidenti Thaçi ka thënë se asnjëherë nuk kanë lejuar që në Bruksel të hapet çështja e ndarjes apo e shkëmbimit të territoreve dhe as në të ardhmen nuk do të pranojmë të hapen këto çështje. Por, sipas tij, Kosova është e gatshme që të bëjë korrigjimin e vijës kufitare. Çdo marrëveshja me shtetin serb, sipas tij do të bëhet në atë mënyrë që të jetë e pranueshme për SHBA-të dhe BE-në. Kreu i shtetit duke iu drejtuar ambasadorëve ka thënë se kjo dekadë ka qenë dekadë e sfidave, por edhe e të arritjeve të mëdha. Ai tha se shërbimi diplomatik është ndërtuar nga zeroja. Kurse, zërat që flasin për ndarje të Kosovës ai i ka quajtur edhe një herë pro ruse e pro serbe.
Edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ka përsëritur se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje për të dyja vendet. Konferenca e Ambasadorëve ka filluar punimet sot, do të zgjasë deri me 8 shtator.

Article Logic
Execution time: 0.0020170211791992