Stresi sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Unë foli i fundit”.
Në një pjesë të këngës ai përmend edhe Taynan duke e vlerësuar si repere femër, shumë më e mirë se reperët meshkuj.
“Edhe hip hopin e keni dh* ma e forta Doruntina”, thotë Stresi në një pjesë të tekstit.
Kjo pjesë që është shpërndarë në rrjete sociale natyrisht ka marrë edhe vëmendjen e Taynës, e cila ka reaguar përmes Instagramit.
Ajo ka rishpërndarë një postim të një faqeje fansash teksa ka përmendur Stresin dhe e ka shoqëruar me dy emoji, duke e falenderuar kështu për fjalët dhe mbështetur për këngën e re.