INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përmirësojeni performancën e punës suaj për vetëm 2 sekonda

Përmirësojeni performancën e punës suaj për vetëm 2 sekonda

Publikuar më: 13:54 08-02-2016

Qëndrimi juaj ka rëndësi më shumë sesa që mendoni.

Në fakt, shumë studime tregojnë se të qëndruarit drejtë apo i kërrusur ndikon në kualitetin e punës suaj.
Kjo do të thotë se mënyra si ju qëndroni ulur, me shpinë drejtë apo kërrusur, tregon se si operont rupi juaj.

Pasi që të hani qëndroni drejtë

Një ndër gjërat kryesore që ndodhë kur qëndroni drejtë gjatë kohës kur jeni ulur apo në këmbë, është se ritmi i zemrës suaj rritet, dhe kësisoj bën që ju të përmirësoheni sa i përket kohës së reagimit, sipas Vercruyssen.

Ai sugjeron që ju të qëndroni drejtë kur jeni duke u marrë me një detyrë e cila kërkon shumë vëmendje dhe fokus.

Keni një detyrë të vështirë për të bërë? Uluni në një karrige jo komode

Sipas hulumtuesit Vercruyssen, sa më komod që jemi aq më e lehtë është për ne të thyhemi e të humbim fokusin.
“Qëndrimi në një karrige të fortë do ju bëjë juve të ndiheni më aktiv sesa një karrige komode”, thotë ai.

Ai gjithashtu tregon se është mirë për trurin nëse herë pas here qoheni nga karrigia dhe lëvizni për pak minuta, qoftë edhe nëse veç shkoni deri në tualet e kthehni.

Të qëndruarit i kërrusur ju bën të pikëlluar

Nuk është befasuese të mësojmë që kur jemi në depresion apo ndihemi të mposhtur, trupat tonëq qëndrojnë të kërrusur.

Mirëpo, e rëndësishme është të dimë që të qëndruarit i kërrusur vetëm sa na sjellë më shumë mendime negative dhe në përgjithësi na bën të ndihemi më keq e më të pikëlluar.

Në një studim, Erik Peper, profesor i edukimit shëndetësor në San Francisco State University, i marrë disa persona dhe ju kishte thënë atyre që të qëndrojnë ulur në pozita të ndryshme.

Pas një kohe, ai i kishte pyetur ata të rikujtojnë nëse kishin pasur mendime negative apo pozitive.

Ai kishte zbuluar se ata që qëndronin të kërrusur kishin pasur mendime negative, ndryshe prej tjerëve.

Peper thotë: “Niveli i testeroneve ulet, kortizoli rritet, dhe ju do të keni qasje më shumë në mendime negative sepse truri do ta ketë të vështirë të mendoj pozitivisht”.

Article Logic
Execution time: 0.0039389133453369