INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përndiqej nga fansi i fiksuar, dëshmon Luana Vjollca: Më detyroi të... [FOTO]

Përndiqej nga fansi i fiksuar, dëshmon Luana Vjollca: Më detyroi të... [FOTO]

Publikuar më: 15:42 04-08-2017

Lajmi i përndjekjes së moderatores nga një fans i fiksuar, bëri shumë jehonë në media.

32 vjeçari Besmir Lila u përfshi edhe në një konflikt fizik me me të dashurin e moderatores, Krenar Çoçaj.

Ndërkohë që prej muajsh personi në fjalë i dërgonte lule si dhe i shkruante SMS, është zbardhur një pjesë nga dosja e dëshmisë së Luanës.

Në deklarimet e bëra, Vjollca ka rrëfyer se Besmir Lila e përndiqte që nga muaji dhjetor. Madje duke i bërë edhe komente vulgare dhe fyese në Instagram. Luana ka deklaruar gjithashtu se nga komentet dhe nga ato çfarë ky person shkruante, ka kuptuar se ai i dinte shumë mirë lëvizjet e saj, kur ajo dilte nga shtëpia, me çfarë lëvizte, ku shkonte etj, çka do të thoshte se ky person e ndiqte në çdo moment, gjë që e ka frikësuar, ndërsa ai i çonte edhe foto që vetëm një pervers apo psikopat mund t’i bënte.

Përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës, Vjollca ka pohuar se veprimet e të pandehurit i kanë krijuar ndjenjë frike dhe ankthi, duke e çuar deri aty sa të ndërrojë banesë.

Në lidhje me veprimet e tij, Luana ka rrëfyer se kanë qenë në dijeni edhe i dashuri dhe motra e saj, të cilët kanë dhënë deklarimet përkatëse për rastin.

Sipas vendimit të gjykatës, nga deklarimet e moderatores, si edhe të familjarëve të saj, rezulton se e dëmtuara Luana Vjollca është ndjerë e kërcënuar dhe përndjekja e vazhdueshme që i ka bërë i pandehuri e ka detyruar të ndryshojë mënyrën e jetesës.

auto_Krenar_Cocaj_Luana_Vjollca_dhe_fansi_i_fiskuar_pas_saj1492095037.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039761066436768