Një 26-vjeçar është vënë në pranga së fundmi, ai përndiqte të miturën prej më shumë së dy javësh.
Klauden Muçogllava, banues në Tiranë është arrestuar nga polica me motivin përndjekje dhe goditje të efektivëve të policisë. 26-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e së miturës dhe pasi është përballur me policinë, ka goditur me mjete të forta efektivin A.T., 25 vjeç.
Ai më pas u vu në pranga dhe gjatë kontrollit, iu gjetnjë sasi pre 35 gramësh lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Materialet e kësaj çështjeve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku Muçogllava akuzohet për veprat penale ‘përndjekje’, ‘kundërshtim i punonjësit të Rendit Publik’ si dhe ‘prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’, raporton BalkanWeb.