INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përndjek dy vjet ish-të dashurën, arrestohet shqiptari

Përndjek dy vjet ish-të dashurën, arrestohet shqiptari

Publikuar më: 11:58 28-09-2018

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 54-vjeçar, i cili jeton në periferi të Perugia. Shqiptari përndiqte vazhdimisht ish-partneren e tij 38-vjeçare, banore në të njëjtën zonë. Historia fillon rreth dy vjet më parë, kur gruaja, pas ndërprerjes së marrëdhënies së tyre emocionale, fillon të përndiqet nga ish-partneri i saj. Ajo ka depozituar gjashtë ankesa kundër 54-vjeçarit i cili, pas ndërprerjes së lidhjes, nisi ta përndiqte atë por edhe vajzën e saj, duke bërë që ato të përjetonin episode ankthi dhe frike duke kompromentuar rrjedhën normale të jetës së përditshme.
Autoriteti Gjyqësor urdhëroi ndaj shqiptarit masën paraprake të ndalimit të afrimit të gruas, viktimë e përndjekjes. Pavarësisht nga kjo, ai ka vazhduar të ngacmojë dhe kërcënojë bashkë-atdhetaren e tij.
Por përndjekjet e tij kanë vazhduar duke bërë që vendimi i dhënë në maj 2018, të ndryshonte në masën e arrestit shtëpiak. Përndjekja vazhdoi edhe gjatë verës, madje edhe në vendin e origjinës, kur gruaja vizitoi të afërmit e saj; ai e ndoqi atë atje, duke e detyruar atë të kërkonte ndërhyrjen e policisë shqiptare. Së fundi, pak ditë më parë, 38-vjeçarja ka kërkuar përsëri ndihmë në polici. 54-vjeçari i ka dal para supermarketit, ku ajo ishte duke bërë pazar me vajzën e saj duke e kërcënuar atë me vdekje. Vajza e gruas ka ndërhyrë, por burri ka kërcënuar edhe atë.
Si rezultat i këtij incidenti të rëndë policia ndërhyri menjëherë duke e arrestuar në vendngjarje shqiptarin për krimin e persekutimit në flagrancë.

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107