Çfarë ka ndodhur me Besmir Lilën?
Një vit më parë në median roze shqiptare u bë nami me lajmin se Luana Vjollca përndiqej nga një mashkull i fiksuar pas saj prej kohësh. Fansi i flaktë i Vjollcës, Besmir Lila e ndoqi me makinë dhe u përplas me armë me Krenar Çoçaj, të dashurin e moderatores.
Në kohë policët që u gjendën në vend-ngjarje e ndaluan pasi ai po nxirrte nga çanta një armë. Fansi u deklarua i fajshëm dhe pas kësaj ai dënua me 9 muaj burg, por përfitoi uljen e 1/3 së dënimit nga gjykimi i shkurtuar dhe kështu duhet të vuante 6 muaj. Por postimet e Besmir Lalës në Facebook tregojnë se në tetorin e vitit të kaluar ai është liruar.