Amber Heard po divorcohet nga Johnny Depp, por duket se kjo nuk është martesa e saj e parë.
Dokumenta që kanë dal në pah së fundmi zbulojnë se bukuroshja 30 vjeçare, një biseksuale e deklaruar, është martuar në mënyrë sekrete me ish partneren e saj Tasya Van Ree. Edhe pse martesat gei nuk ishin të ligjshme 8 vjet më parë, ish çifti bëri gjithçka që kishte në dorë në mënyrë që ligjërisht t’i afroheshin martesës sa më shumë të mundnin. Dokumentat ligjore të siguruara nga The Mirror tregojnë se dy femrat e konsideronin veten si një çift i martuar edhe pse kjo fjalë nuk mund të shkruhej në letër në vitin 2008. Gjatë marsit të vitit 2008 në Kaliforni, Amber e ndryshoi ligjërisht emrin e saj, nga Amber Heard në Amber Van Ree me arsyetimin se ndodhej në një marrëdhënie zyrtare. Megjithëse biseksuale, Amber duket se është mësuar të jetë gruaja në një marrëdhënie...në çdo rast.