Ministria e Arsimit Lindita Nikolla gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste mori lajmin e shkarkimit nga detyra e saj.
Vendin e Nikollës do ta zërë Besa Shahini, e cila ka qenë zv.ministre po në të njëjtën ministri.
Nikolla gjithsesi nuk mund të ikte pa falenderuar stafin e saj që e ka ndihmuar përgjatë gjithë këtyre 5 viteve. Ajo ka pasur një mesazh falenderues për ta:
"Mbyllëm një vit përpjekjesh dhe pune të palodhur
Një vit i ri po vjen për t'u përmbushur me arritje të reja.
Jam e sigurtë se më e mira është përpara!
Do ju ndjek me tërë fuqinë e mendjes dhe zemrës.
Mirënjohje dhe krenare për ju!
Gëzuar!', shkruan Nikolla krahas fotos me stafin"