INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përpara një viti u goditën me njëra-tjetrën, por Cardi B bën një hap pas dhe mohon fjalët e thëna për Nicki Minaj[FOTO]

Përpara një viti u goditën me njëra-tjetrën, por Cardi B bën një hap pas dhe mohon fjalët e thëna për Nicki Minaj[FOTO]

Publikuar më: 16:55 03-05-2019

Cardi B dhe Nicki Minaj padyshim mund të themi se janë dy reperet femra më të suksesshme të kësaj gjenerate.

Por, siç ndodh shpesh në industrinë e Hip-Hop artistët përfundojnë duke e cilësuar njëri-tjetrin si rivalë, shpeshherë duke kaluar edhe në dhunë.

Të vëna shpesh në krahasim me njëra-tjetrën në ceremoninë e “Harper Bazzar” ishte vendi ku përplasja mes dy vajzave përfundoi edhe në dhunë fizike, nga ku Cardi u vërejt e gjakosur në pjesën e ballit.

Më tej në këngët e tyre ato shpeshherë e kanë kthyer pas atë moment, duke i bërë “diss” njëra-tjetrës.

Pas ceremonisë së çmimeve “Billboard” ku Cardi fitoi 6 çmime në rrjet ka qarkulluar një ‘screenshot’ ku Cardi B ka shkruar se kërkon që Minaj mos të fshihet nga ajo.

Pas këtij postimi Cardi ka reaguar menjëherë duke e mohuar dhe duke thënë se ai postim është fallco. Ajo gjithashtu i kërkoi fansave të saj që të mos krijojnë situata për t’i vënë dy reperet kundër njëra-tjetrës.

Pavarësisht gjithë postimeve që kanë qarkulluar në rrjet, Nicki Minaj ka zgjedhur mos të reagojë në asnjë lloj forme.

Screenshot_13-1-600x599.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034708976745605