INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përpara se sa të martoheni dhe të lindni fëmijë...mbillni një pemë [FOTO]

Publikuar më: 16:06 02-11-2018

Nis aksioni i mbjelljeve të kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka gjetur një kauzë të veçantë këtë sezon. Kushdo që martohet apo sjell në jetë një fëmijë duhet që të mbjellë një pemë. 

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijoi aksionin e mbjelljes së pemëve në zonën që njihet si ish-Fusha e Aviacionit në Njësinë 7, nga ku u bëri thirrje të gjithë të rinjve që kanë vendosur ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në Tiranë, por edhe prindërve që sapo janë bërë me fëmijë, që ngjarjen e rëndësishme të jetës së tyre ta festojnë duke mbjellë një pemë.

Erion Veliaj:

“Për herë të parë në këtë vit nuk do t’i kushtëzojmë, por do t’i inkurajojmë të gjithë ata që lidhin martesë apo regjistrojnë fëmijët e sapolindur me mbjelljen e një peme. Është një kusht miqësor, jo se nuk e kemi detyrimin t’ua japim certifikatën e martesës apo të lindjes, porse duam që ta kushtëzojmë për të emancipuar prindërit. Vetëm në Njësinë 7, ku çdo ditë martohen 3 çifte, i bie të mbjellim 1000 pemë në vit. Sikur çdo njësi të mbillte 1000 pemë në vit nga martesat dhe 2-3 mijë nga lindjet, do të kishim realisht një qytet shumë më miqësor”.

Gjithashtu, ai u bëri thirrje edhe bizneseve që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Tiranë, por edhe çdo qytetari tjetër, që t’i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve, për t’i lënë qytetit një trashëgimi për të ardhmen. Ai u shpreh i bindur se Tirana në gjithë këtë stinë të re mbjelljesh do ta thyejë rekordin e vitit të shkuar.

Erion Veliaj:

“Dua t’i ftoj bizneset, administratorët e pallateve, ndërlidhësit e komunitetit, secili të piketojë një vend në zonën e tij. Pemët janë e vetmja gjë që mund të mbillen në çdo kohë, në ditë me shi, me kohë të vrenjtur, me diell, gjatë gjithë muajve nga nëntori deri në prill, ndaj besoj se do ta thyejmë rekordin që patëm vjet me 150 mijë pemë. Fillimi duket i mbarë, por ama secili duhet të japë një kontribut. Shteti dhe bashkia mund t’i bëjnë disa gjëra, por disa gjëra të tjera kërkojnë një kontribut dhe ndihmë nga të gjithë, kështu që mezi pres që çiftet e reja dhe ata që regjistrojnë fëmijët e tyre të porsalindur në Tiranë, bashkë me certifikatat përkatëse të marrin edhe etiketën e tyre për të mbjellë një pemë të re për një jetë të re dhe për një familje të re që vjen në qytetin tonë”.

veliaj.jpg

Përpara se sa të martoheni dhe të lindni fëmijë...mbillni një pemë

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721