Dita e mërkurë do të shoqërohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta, të cilat do të dominojnë orët e para të ditës.
Pasditja dhe nata mbeten me kthjellime në zonën e ulët por vranësira të shpeshta në zonat malore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C mëngjesi deri në 23 °C mesdita.
Era do fryjë mestare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi Jugor- Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.