INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përpara se ti përdorni, ja kush janë 5 gjëra që nuk i kemi ditur rreth tamponëve

Përpara se ti përdorni, ja kush janë 5 gjëra që nuk i kemi ditur rreth tamponëve

Publikuar më: 16:44 06-05-2019

Përdorimi i tamponëve lidhet me ditët më pak të rehatshme të gjithë muajit për ne, por gjithsesi i bëjnë periodat më të lehta për t’u përballuar. Ato janë aty për të të mbështetur gjatë një dite të lodhshme në punë, janë në çantën tënde kur t’i as që e pret ciklin të të bëjë ndonjë surprizë dhe sigurisht gjatë natës; flemë më mirë.

Pavarësisht këtyre dhe çdo gjëje tjetër që kemi dëgjuar rreth tamponëve, ka shumë gjëra që s’dimë për to. Sepse s’na i ka thënë askush.


1. Tamponët skadojnë!

Mos përdorni çdo tampon që rastësisht e gjeni në çantë vetëm sepse ndodheni në situatë të keqe. Zakonisht, jetëgjatësia e tyre është deri në 5 vite, kështu që mos rrezikoni.


2. Shkaktojnë shqetësime dhe parehati

Që periodat japin dhimbje barku apo koke këtë e dimë, por përdorimi i tamponëve në disa forma mund të shkaktojë edhe më shumë probleme. Duke qenë se vagina është një organ që punon për të eleminuar gjakun dhe substanca të tjera jashtë trupit, më e mira që mund të bëni është ta ndërroni shpesh.

3. Nuk janë sterile!

Ato mund të bëhen terren i rehatshëm për mikrobe të llojeve të ndryshme. Diçka e tillë vë në rrezik shëndetin vaginal dhe i hap rrugën infeksioneve të ndryshme.

4. S’duhet t’i lini aq gjatë sa i lini!

Nëse i përdorni rregullisht edhe gjatë natës, shanset janë që t’i mbani për 7 ose 8 orë. S’është ide aspak e mirë. Duhen ndërruar çdo 4 orë.

5. Nuk funksionojnë për trupin e çdo femre.

Për disa vajza tamponët janë një zgjedhje, për të tjera jo. Pra, nëse e ndjeni që keni siklet apo shqetësime gjatë përdorimit të tij hiqeni menjëherë dhe mos e përdorni më pa u konsultuar me një mjek.

Article Logic
Execution time: 0.0040130615234375