INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përparim Spahiu ka një mesazh për Ilir Metën!

Përparim Spahiu ka një mesazh për Ilir Metën!

Publikuar më: 13:03 27-06-2016

Deputeti i përjashtuar nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka një mesazh të drejtpërdrejtë për kreun e kësaj force politike. Ka zgjedhur vetëm një fjali në rretin social twitter, ndërsa nuk komenton vendimin e grupit kuvendor të LSI për përjashtimine tij nga radhët e partisë. Ka një zotim publik Përparim Spahiu, duke lënë të kuptohet qartë se nuk i intereson vendimi politik i partisë, pasi ai me votë do të jetë në mbështetje të LSI-së në sallën e Kuvendit. Ky duket një mesazh i drejtpërdrejtë për kryetarin e partisë Ilir Meta, i cili nuk preferoi që të dalë publikisht dhe të bëjë të ditur vendimin për përjashtimin e Spahiut nga partia. Por këtë “barrë” të rëndë Ilir Meta ia la në dorë numrit dy në parti Petrit Vasili.
Ja statusi i Përparim Spahiu:
“Pavarësisht vendimit të grupit, vota ime ka qënë dhe do të jetë e Lsi-së!

Article Logic
Execution time: 0.0043480396270752