Arbenita Ismajli është një prej modeleve shqiptare më të përfolura të momentit.
Që prej fillimeve të karrierës së saj, Arbenita është krahasuar gjithmonë me supermodelen Kendall Jenner, për shkak të ngjashmërisë së madhe mes tyre.
E megjithatë duket se së fundmi modeles i ka ardhur në majë të hundës me komentet që thonë se përpiqet të kopjojë Kendall Jenner.
duke postuar dy foto të supermodeles krah njëra-tjetrës ku duket ndryshimi që ka pësuar ajo në pamje ndër vite, Arbenita ka shkruar:
"Si po përpiqem të dukem si Kendall, kur as Kendall nuk duket si vetja?"