INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përpjekja e LSI për zgjidhjen e problemit të maturantëve që s'kanë fituar. Propozimi...

Përpjekja e LSI për zgjidhjen e problemit të maturantëve që s'kanë fituar. Propozimi...

Publikuar më: 15:59 14-09-2016

Mësohet se deputetet e LSI, Monika Kryemadhi dhe Kejdi Mehmetaj kanë shkuar në Ministrin e Arsimit dhe kanë dorëzuar një propzim se si të zgjidhet problemi për maturanët e mirë po që nuk fituan të drejtën për në universitete.
Propozimi ka të bëjë me kriteret e garës për universitet që maturantët të mos penalizohen. LSI kërkon reduktimi deri në 3 të preferencave për degët, ndërkohë që aktualisht sipas sistemit të ri janë 10 preferenca. Për më tepër LSI kërkon më shumë transparencë në fazën e dytë të garës.
Një tjetër propozim ishte që në kolonat e notave të mos ketë pikë ‘zero’, ndërsa u kërkua gjithashtu të ketë grupe konsultimi për maturantët në të gjithë vendin.

Article Logic
Execution time: 0.0037088394165039