Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 57 vjeçari ka ndodhur gjatë mesditës së sotme. Sipas të dhënave uniformave blu, një 23-vjeçar me makinë ka përplasur për vdekje motoçiklistin 57 vjeçar. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Laknas, në rrugën “Nënë Tereza”.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se mjeti me targa AA727OE me drejtues shtetasin I. D., rreth 23 vjeç është përplasur me mjetin tip motor me drejtues shtetasin Xh. H., rreth 67 vjeç. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit tip motor, shtetasi Xh. H., rreth 67 vjeç ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit me targë AA727OE, shtetasi I. D., ndodhet në vendngjarje. Po kryhen veprimet e mëtejshme nga ana e Policisë.