Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e 3 personave është regjistruar ditën e sotme në rrugën Shkodër-Velipojë në vendin e quajtur Ura Gjolulit.
Mësohet se makina me targë AA820LO është përplasur me automjetin me targë SK1788AI dhe si pasoje janë dëmtuar tre persona.
Të plagosurit u dërguan për në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen jashtë rreziku për jetën.
Në vendngjarje u dërguan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.