Një vajzë 6- vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja tragjike ka ndodhur në aksin Krumë-Qafë Prush. Ngjarja ndodhi kur dy mjete janë përplasur midis tyre, me drejtues shtetasit H.F, rreth 42 vjeç, banues në Krumë, Has dhe T.K, rreth 53 vjeç, banues në Kosovë.
Shtetasi H.F., udhëtonte së bashku me familjen, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën e bija e tij e mitur, M.F, 6 vjeçe. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ku po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.