Një këmbësor ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi u aksidentua një ditë më parë në zonën e Plazhit në Durrës.
Kanë qenë dy makina që janë përfshirë në aksident, njëra prej të cilave ka goditur shtetasin këmbësor H.B. 77 vjeç.
Më datë 30.07.2017, në lagjen nr.13, Durrës në vendin e quajtur “Kali i Trojës” shtetasi M. Hamiti duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Mulla. Ky i fundit ka aksidentuar më pas 77-vjeçarin, për të cilin raportohet se ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka vënë në pranga të dy drejtuesit e automjeteve, M. Hamiti 27 vjeç, banues në Durrës dhe A. Mulla 45 vjeç, banues në Tiranë.
Ndaj tyre rëndon akuza “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.