Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme. Mësohet se nga përplasja e dy automjeteve, dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e të martës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu dhe autoambulanca, e cila ka transportuar të plagosurit menjëherë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.