Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Shkodrës. Dy motoçikleta janë përplasur mes tyre, duke i marrë jetën një personi.
Viktimë mësohet se ka mbetur 51-vjeçari Osman Mataj, ndërsa është plagosur shtetasi shtetasi Agron Veliaj, 48 vjeç.
Njoftimi nga Policia Shkodër:
Me datë 22.02.2017, rreth orës 15:45, njoftohemi se në aksin rrugor Shkodër – Golem, Njësia administrative Rrethina, Shkodër ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen.
Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë konstatuar se një motorçikletë tip YAMAHA me targë AE 695, me drejtues Osman Mataj 51 vjeç, banues në Postribë, Shkodër është përplasur me një tjetër motorçikletë DAYANG, pa targa, me drejtues shtetasin Agron Velijaj 48 vjeç, banues në Postribë, Shkodër.
Për pasojë, shtetasi Osman Mataj ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa shtetasi Agron Velijaj, u transportua në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë mos respektimi i sinjalistikës rrugore nga ana e shtetasit A. Velijaj. Për shtetasin Agron Velijaj do të kryhen veprimet proceduriale dhe do të arrestohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.