Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tepelenë-Memaliaj. Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën dhe i plagosur mbeti një person.
Behar Malka, 48 vjeç është transportuar drejt spitalit për tu trajtuar me ndihmë mjekësore, por ka humbur jetën gjatë rrugës. “Dy automjete, një mjet tip “Benz” dhe një mjet tip “Audi”, u përplasën me njëra-tjetrën dhe si pasojë mbeti i lënduar njëri prej drejtuesve të mjeteve, i cili më pas humbi jetën në spital”, njofton policia.
Ndërkohë, aksidenti ka shkaktuar trafik në këtë aks që të lidh edhe me pikën kufitare të Kakakvijës.
Policia mbërriti me shpejtësi në vendin e ngjarjes për të menaxhuar trafikun, por edhe për të zbardhur rrethanat e përplasjes së dy makinave.