INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasën për vdekje babë e bijë në Korçë, policia shoqëron ish-kryetarin e Komunës dhe…

Përplasën për vdekje babë e bijë në Korçë, policia shoqëron ish-kryetarin e Komunës dhe…

Publikuar më: 18:27 08-11-2018

Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin e Korçës ku dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Mësohet se viktimat janë babai (Sokol Hoxhallari, 33 vjeç) dhe vajza (P.Hoxhallari, 6 vjeçe).

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit, ku janë përplasur dy makina.

33-vjeçari dhe vajza e tij ata ishin duke ecur në momentin e përplasjes së makinave.

Burimet mediatike bëjnë me dije se njërën nga makinat e drejtonte Petrit Kupe, tashmë i shoqëruar nga policia. Po ashtu i shoqëruar është dhe Lorenc Pallashi, që gjithashtu dyshohet se ka qenë shkaktar në aksident.

Petrit Kupe është ish-kryetari i Komunës së Libonikut, tashmë është administrator i Ujësjellës Kanalizime në Maliq.
Po ashtu gjatë kohës që ai ka qenë kryetar komune, është denoncuar nga një punonjës për favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Article Logic
Execution time: 0.0037610530853271