Një aksident fatal ka ndodhur në Danimarkë. Mësohet se të paktën 6 persona kanë vdekur nga përplasja e trenit me Great Belt Bridge në Danimarkë.
Pas incidentit, kanë filluar menjëherë evakuimet. Ende nuk ka një shkak për përplasjen, por raportimet e mediave lokale thonë se treni i mallrave doli nga shinat si rezultat i motit, dhe ka goditur trenin e pasagjerëve. Autoritetet kanë ngritur dhe një qendër emergjence dhe ju kërkohet qytetarëve që të vihen në kontakt me të njohurit e tyre.
Në këtë urë, kalojnë dhjetëra dhe qindra makina gjatë gjithë ditës, pasi lidh ishujt e Zealand dhe Funen.