Një përplasje me një makinë i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Athinë, i cili ka qenë duke udhëtuar me motor. Mediat e shtetit fqinj reportojnë se, aksidenti është shënuar pas orës 22:00 të mbrëmjes së të martës, ku motori me të cilin udhëtonte viktima u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 52-vjeçar.
21-vjeçari ka humbur jetën menjëherë pas përplasjes. Policia ndërkohë ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për veprimet në vijim. Rrethanat e aksidentit janë të paqarta, por mediat greke thotë se gjithçka ka ndodhur në një bllokim trafiku.