Një tjetër aksident është regjistruar në qytetin e Shkodrës, ku një 57vjeçar është aksidentuar nga një automjet teksa po lëvizte me biçikletën e tij.
Policia ka njoftuar se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën.
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit, tek ish "5 heronjtë e Vigut", ku 57- vjeçari i identifikuar nga policia si Fetah Deltina, teksa po lëvizte me biçikletë është përplasur nga një "Hummer".
Drejtuesi i "Hummer" është shpallur në kërkim pasi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.