INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasja baba e bijë, publikohen mesazhet që Princ Harry i dërgoi vjehrrit të tij para dasmës!

Përplasja baba e bijë, publikohen mesazhet që Princ Harry i dërgoi vjehrrit të tij para dasmës!

Publikuar më: 13:32 21-04-2020

Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatën e lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në emër të Dukeshës së Sussex Meghan Markle, Harry i dërgoi disa mesazhe Thomas në maj 2018 pak kohë pasi ai konfirmoi se nuk do merrte pjesë ne dasmën e vajzës së tij në Ëindsor më 19 maj.

Harry i tha se ai dhe Meghan nuk ishin të mërzitur me të sipas dokumenteve.

“Tom, Harry sërish. Kam nevojë të flas me ty. Ti nuk ke nevojë të kërkosh falje, ne i kuptojmë rrethanat por bërja publike e informacioneve vetëm do përkeqësojë situatën,”– shkroi Princi në një prej mesazheve.

“Nëse do Meghan dhe dëshiron ti bësh gjërat mirë të lutem më telefono pasi janë dy opsione të tjera që nuk ju përfshijnë iu përfshijnë me mediat, që krijuan gjithë këtë situatë. Meg dhe unë nuk jemi të zemëruar. Vetëm duam të flasim me ju. Falemiderit,”– shkroi Harry.

Detajet e mesazheve me tekst janë publikuar si pjesë e padisë që Meghan ka ngritur kundër Associated Newspapers, botuesit të tabloidit britanik Daily Mail për cënim të privatësisë, shkeljes së të drejtës së autorit pasi gazeta publikoi fragmente të një letre që Dukesha i dërgoi babait të saj menjëherë pasi u martua me Harry-n.

Article Logic
Execution time: 0.0032610893249512