INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasja  e artistëve për protestën e PD-së [FOTO]

Përplasja e artistëve për protestën e PD-së [FOTO]

Publikuar më: 21:06 21-02-2017

Protesta e opozitës është kthyer në një objekt “sherri” jo vetëm mes politikanëve, por edhe artistëve.

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, ka dalë kundër protestës së opozitës dhe e ka ironizuar atë përmes një postimi në rrjetet sociale duke përmendur emrin e aktorit, Besmir Haliti, i cili hapi protestën.

 “I pari ne proteste foli nje aktor(keshtu u prezantua) nga Fushe Kruja. Nese e njeh njeri te me japi ndonje koordinate, se gjynah i shkreti, duhet sqaruar, pasi shume gjera per teatrin (shante para mbrapa) deri ne Fushe Kruje edhe mund te mos kene mberritur. Ta marre djalli, dhe kete aktorin nga Fushe Kruja kishim mangut!”- shkruan Çuli në postimin e tij.

Menjëherë pas postimit, ka komentuar vetë aktori Haliti, i cili shkëmbeu disa mesazhe ironike me Çulin.

Për ti dalë në mbrojtje aktorit nga Fushë-Kruja, ka komentuar dhe ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, Kastriot Çipi, ku i ka kujtuar Hervin Çulit, kohën kur dilte në tribunat e PD-së dhe nuk ishte aktor i famshëm. Çuli nuk e priti mirë këtë koment, dhe reagimet e tyre u shoqëruan me doza të larta ironie.

Mirëpo ky postim ka sjellë edhe reagimin e aktorit të madh, Robert Ndrenika, i cili ka komentuar “Që kur ka filluar të bëjë ham ham drejtori ???”

Përgjigja e Çulit: “Që kur niveli yt ikonë zbriti ktu ku je”.

Edhe Julian Deda ka reaguar ashpër me një status në Facebook ndaj Hervin Çulit. 

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891