INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasja  e ashpër midis Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë dhe Ambasadorit të SHBA, Donald Lu merr përmasa ndërkombëtare [FOTO]

Përplasja e ashpër midis Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë dhe Ambasadorit të SHBA, Donald Lu merr përmasa ndërkombëtare [FOTO]

Publikuar më: 16:15 11-02-2017

Debati i ashpër mes Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Lllalla dhe Ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu është përshkallëzuar duke marrë përmasa ndërkombëtare.

Kështu, pas mediave amerikane, , gazeta italiane “Il Giornale” i ka kushtuar një hapësirë të gjerë përplasjeve publike, duke e vënë theksin tek lidhjet e Soros-it, të cilat tashmë janë bërë pjesë e diskutimit politik në vendin tonë.

Prokurori lalla pretendon se Lu e ka kërcënuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë nëse nuk mbështetet publikisht reforma në drejtësi si dhe e akuzon se ka ushtruar presion ndaj Prokurorisë së Përgjithshme për mbylljen e hetimeve ndaj disa shoqërive, të cilat dyshohej se kishin shkelur ligjet shqiptare”

Më poshtë vijon shkrimi i plotë i “Il Giornale”

Përplasje ballore ndërmjet Prorkurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu, i akuzuar se është një agjent i Soros-it që synon të manipulojë politikën e brendshme shqiptare.

Nga Giovanni Giacalone

E akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla se është kundër Reformës në Drejtësi në Shqipëri, e cila është iniciuar nga Soros dhe ish-qeveria e Obamës. Kjo është një ndërhyrje tërësisht jashtë vendit e ish-estabilishmentit amerikan, të cilën, edhe ne në Itali jemi mësuar dhe për këtë mjaftton të kujtojmë ish-ambasadorin amerikan në Romë, John R. Philips, i cili u rreshtua në favor të votës “Po” në referendumin e dëshiruar nga Mateo Renzi, duke deklaruar se vota “Jo” do të ishte një hap pas për Italinë.

Në Shqipëri, çështja është akoma më serioze. Për ta kuptuar situatën, mjafton të përmendim akuzat e Prokurorit të Përgjithshëm kundër ambasadorit Lu.

“Prokuroria e Përgjithshme ia bën të qartë zotit Lu se, nëse është mësuar të luajë rolin e Zotit në politikën shqiptare, këtë nuk mund ta bëjë në Prokurori”

Dhe, më tej: “Zoti Lu mendon se ka në dorë fatin e Prokurorisë kur shantazhon institucionet ose u heq vizat, me qëllimin për të mbyllur hetimet. Ai dhe kushdo tjetër duhet ta ketë të qartë se për të zhvilluar hetimet sipas detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, prokurorët nuk kanë nevojë për vizë. Këto lloj presionesh nga ana e ambasadorit amerikan në Tiranë janë të ngjashme me tipologjinë e përdorur nga Soros, me qëllimin për të manipuluar opinionin publik dhe për të zhvlerësuar rolin e institucioneve”.

Prokurori, më tej, vijon: “Duke qenë një mbështetës i hapur i Reformës në Drejtësi në Shqipëri, zoti Lu i ka bërë presion Prokurorit të Përgjithshëm që të përkrahë publikisht paketën e drafteve ligjore edhe kur ato ishin në kundërshtim me Kushtetutën dhe të drejtat e njeriut, siç u deklaruan edhe nga Komisioni i Venecias”

Prokurori Llalla akuzoi më tej Lu-në se ka kërcënuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë nëse nuk mbështetet publikisht reforma në drejtësi, por jo vetëm kaq: “Në më shumë se një rast, ambasadori Lu ka ushtruar presion ndaj Prokurorisë së Përgjithshme për mbylljen e hetimeve ndaj disa shoqërive, të cilat dyshohej se kishin shkelur ligjet shqiptare”

Ndërhyrja më flagrante duket se është ajo për Bankers Petroleum, një shoqëri kanadeze, e cila në mars 2016 iu shit shoqërisë kineze Geo-Jade.

 

giornale.png

Article Logic
Execution time: 0.003917932510376