INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasja e policisë me artistët, reagon Ilir Meta, as sampistët e Ramiz Alisë s'e kanë dhunuar aktorin

Përplasja e policisë me artistët, reagon Ilir Meta, as sampistët e Ramiz Alisë s'e kanë dhunuar aktorin

Publikuar më: 09:40 24-07-2019

Presidenti Ilir Meta reagon për përplasjen tek godina e Teatrit Kombëtar. Ai i bën thirrje policisë që të mos prekë artistët, ndërsa rrethimin e godinës e konsideron një ngjarje të turpshme e të shëmtuar. “Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme”, shkruan kreu i shtetit.

“I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare”, shkruan Meta.
Meta reagon edhe për marrjen zvarrë nga policia të regjisorit Edmond Budina. “As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor '90! Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!”, mbyll reagimin Meta.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036420822143555