Pas publikimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë ku pronari i picerive “ERA”, Altin Bamllari dhe djali i tij dukej teksa vraponte duke iu larguar efektivëve që e ndiqnin nga pas, ashtu siç pretendoi edhe policia në reagimin e saj, një tjetër video amatore e regjistruar nga një kalimtar tregon më qartë atë çka ndodhur.
Pasi është kapur nga efektivët e policisë, Bamllari duket i ulur në stacionin e autobusit pranë Piramidës teksa debaton me efektivët e policisë.
Njëri prej policëve dëgjohet teksa mundohet t’i shpjegojë për 150 mijë lekë gjobë, nga mungesa e siguracionit dhe i thotë të shkojë me ta, por Bamllari dëgjohet teksa thërret:
“Nuk vij me ju. Lereni djalin. Sikur çfarë keni kapur juve. Unë jam miku i Toles i shefit tuaj, i Sajmirit, i Ëngjëllushit i derqit e shejtanit jam”.