INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasja e trenave në Itali, rritet bilanci, 27 të vdekur dhe 50 të plagosur

Përplasja e trenave në Itali, rritet bilanci, 27 të vdekur dhe 50 të plagosur

Publikuar më: 09:02 13-07-2016

Ka shkuar në 27 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave ditën  djeshme në rajonin e Puglias, në Itali, ndërsa shifrat e të plagosurve janë mbi 50.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të nxjerrë trupat. Dhjetëra zjarrfikës po largojnë mbetjet e trenave. Ndërkohë bashkë me qentë po kërkojnë për trupa të tjerë.

“Ne do të punojmë për largimin e mbetjeve, derisa të përjashtojmë mundësinë që persona të tjerë ndodhen poshtë tyre”, tha komandanti i zjarrfikësve.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por hetimet e para flasin gjithnjë e më shumë për një gabim njerëzor në momentin e ndërrimit të binarëve. Nuk ka ende asnjë person nën hetim.

“Një tragjedi e papranueshme”, është shprehur kreu i shtetit, Sergio Mattarella, ndërsa për kryeministrin Matteo Renzi, ky është  “Një bilanc abusurd dhe i papranueshëm “.

Ditën e djeshme rreth orës 11.00 në rrethinat e Barit, në Corato dy trena u përplasën mes tyre. Disa prej vagonave janë shkatërruar plotësisht, si pasojë e përplasjes së fortë.

Prej kohësh autoritetet hekurudhore italiane po punojnë për ndërtimin e një binari të dytë në zonë, në një linjë tejet të frekuentuar, ku kalojnë rreth 200 trena në ditë.

Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059