Pavarësisht nga pabarazia në mjete dhe në burime, sfida mes “FIFA 2019” dhe “Pro Evolution Soccer 2019” është një “derby” që rinovohet çdo vit dhe që transformon vazhdimisht të dhënat e shitjeve.
Përtej konkurrencës dhe licencave, dy video-lojërat kanë përqasje shumë të ndryshme kur bëhet fjalë për arkitektonikën grafike të lojës.
PES mund të bëjë fare pak për të rivalizuar super pushtetin ekonomik dhe mediatik të FIFA-s, që këtë vit ka rimarrë Champions League-n, Serinë A, pa pasur më nevojë të përdorë logo, simbole dhe bluza fiktive, të paktën përsa i përket kampionateve kryesore në botë.
Ndërsa tek fytyrat e lojtarëve, të dy video-lojërat shfaqin një perfeksion në limit të fotorealizmit, sidomos për futbollistët më të dashur dhe një pakujdesi të përgjithshme jo vetëm për lojtarë të dorës së dytë, por edhe për ata që luajnë në skuadra të mira, por nuk kanë shumë famë.
Nuk mund të jenë më të ndryshme e kësisoj të menduar për publik krejtësisht të ndryshëm, transmeton topchannel. PES ka një grafikë të trupave dhe të topit vërtetë spektakolare, që bashkuar me kapacitetin e manovrimit, e bën lojën një simulim të kuruar mjaft mirë, por jo pa defekte. Lëvizja e lojtarëve është me kuptim, sulmi impostohet me kujdes dhe precizion, pa qenë nevoja që të vrapohet kaotikisht pas topit. Kontrolli është i natyrshëm, me gabime, gjuajtje, goditje fati dhe devijime fatlume që kontribuojnë për një spektakël natyral.
Ndërsa loja e Electronic Arts synon mbi të gjitha mbi spektaklin, ku dominon realizimi i një niveli të lartë elegance në larminë e lëvizjeve teknike.