Identifikohet 20-vjeçari, i cili u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Yzberisht të Tiranës. Mësohet se si pasojë e një sherri mes dy të rinjve në rrugën “Rexhep Shala” ka mbetur i plagosur me armë zjarri Klorentin Shehu.
Raportohet se 20-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit të Traumës, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet shkaku i kësaj plagosje, ndërsa burime nga blutë e Tiranës bëjnë tregojnë se është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:40, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë nje i ri rreth 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.