Policia e Shkodrës ka zbardhur mesditën e së hënës atentatin e ndodhur mbrëmjen e një nate më parë ku ka pasur një shkëmbim zjarri mes dy makinave mu në qendër të qytetit. Nga ky shkëmbim zjarri me automatikë e pistoletë mbeti i plagosur Donald Shtjefni, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur në aksident rrugor pasi tentuan të largohen nga vendi i ngjarjes. Gjashtë persona janë ndaluar mes tyre tre persona ne precedentë penalë.
Sipas uniformave blu të Shkodrës, motivi i ngjarjes është një konflikt për motive të dobëta mes shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje i ndodhur pak orë para përplasjes me armë mes tyre.
Por mbrëmjen e djeshme vetëm 15 pas përplasjes me armë në qëndër të shkodrës, është shënuar një aksident. Makina BMË ku udhëtonin shtetasit Behar Brajoviq (Bajri), Ilir Rustemi (Bajri) dhe Bledar Lekaj në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes është përplasur me një motoçikletë në vendin e quajtur Stom Golem, në afërsi të varrezave të qytetit në drejtim të fshatit Grude e Re.
Nga aksidenrti tre shtetasit janë lënduar, ku sipas policisë Bledar Lekaj, ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, ndërsa Behar Brajoviq (Bajri) dhe Ilir Rustemi (Bajri) ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me përplasje me armë në qëndër të SHkodrës, policia informon se ka arrestuar 6 persona.
1. Behar Brajoviq (Bajri), 36 vjeç, banues Shkodër
2. Ilir Rustemi (Bajri), 40 vjeç, banues në Shkodër
3. Bledar Lekaj , 26 vjeç, banues në Shkodër
4. Donald Shtjefni , 31 vjeç banues në Shkodër
5. Kristjan Shtjefni , 26 vjeç, banues në Shkodër
6. Patrik Salaj , 21 vjeç , lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë
Ndërkohë uniformat blu kanë shpallur në kërkim edhe shtetasi me iniciale A.M , pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje dhe punohet për kapjen e tij.