Lirohen 4 protestuesit e shoqëruar ditën e sotme në Astir pas përplasjes me policinë.
Mësohet se policia ende nuk ka liruar ish-deputetin e PD-së Klevis Balliun, i cili po mbahet në ambientet e komisariatit numër 6 në Tiranë.
Shoqërimi i 4 protestuesve dhe Balliut shkaktoi një tjetër përplasje të banorëve të Astirit me policinë.
Banorët së bashku me ish-deputetë të PD dhe LSI thyen traun përpara komisariatit numër 6.