INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasja me Turqinë, ushtria greke në alarm ndërsa Erdogan vishet si ushtar

Përplasja me Turqinë, ushtria greke në alarm ndërsa Erdogan vishet si ushtar

Publikuar më: 16:01 02-04-2018

Forcat greke do të qëndrojnë në nivel të lartë gatishmërie dhe alarmi të paktën deri në fund të muajit prill ndërsa tensionet me Turqinë në Detin Egje shtohen, të paktën kështu raportojnë mediat greke.Pas deklaratës së fundit nga kryeministri turk, i cili për herë të parë pas krizës midis dy vendeve në vitin 1996, i ka quajtur ishujt Imia si pjesë e Turqisë, në mbrëmjen e së dielës i veshur me rroba ushtarake presidenti Erdogan ka kritikuar ashpër BE dhe Greqinë duke ngjallur reagimin e Athinës.

“Nuk thatë asgjë për 8 ushtarakët turq puçistë që u përpoqën të më vrasin dhe ikën në Greqi me helikopter. Tsipras më tha se do t’i kthejë për 15 ditë, por kaluan muaj dhe vite dhe jo vetëm që nuk i ktheu, por edhe po i mbron terroristët. Kurse per dy ushtarakët grekë, që i kapëm brenda kufirit tonë, ka vënë edhe Europën ta na i kërkojë. E pra siç thoni ju se për 8 turqit do vendosë drejtësia greke, edhe për dy grekët do vendosë drejtësia turke”- u shpreh ai.

‘Statusi ligjor i ishujve Imia është tashmë i përcaktuar. Turqia gabon nëse mendon se mund të shkelë ligjin ndërkombëtar në Egje, do të ketë pasoja. I bëjmë thirrjeTurqisë të masë fjalët’ thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashmte Greke.

Tashmë në Athinë janë të bindur se gjatë muajve në vazhdim mund të ketë një incident të nxehtë në Egje .

Ky nuk është rasti i parë që Athina dhe Ankaraja dërgojnë fjalë kërcënuese ndaj njëra- tjetrës ndërsa edhe përplasjet dhe veprimet konkrete janë parë si provokacione nga të dyja palët.

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387