Duket se "përplasja" publike mes Arbenitës dhe Feros nuk do të ndalet, teksa ish-cifti, pasi nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për marrëdhënien e tyre, e sidomos për kujdestarinë e vajzës, kanë nisur një "luftë" në rrjetet sociale, kryesisht me këmbënguljen e ish-reperit, që së fundmi ka bërë një reagim mjaft të gjatë sa i takon së bijë dhe modeles.
Pasi mori përgjigjen e Arbenitës, Fero ka vazhduar me një "kërcënim", ose më mirë të themi paralajmërim, teksa shkruan në një InstaStory: “Vazhdojmë me seancat gjyqësore. Nëse vajza ime largohet jashtë shtetit të Kosovës, do bëj padi për rrëmbim të vajzës”.
Paralajmërim që duket vërtetë serioz, duke marrë parasysh se ka vënë datën dhe emrin e tij.
"Drama" mes tyre duket se sikur sapo ka nisur, të paktën kjo fazë e saj sepse le të themi që tashmë ka kaluar në fazë tjetër dhe në mes, është vajza.