INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasja për Kosovën në Beograd. Izetbegoviç 'sqaron' presidentin Vuçiç [VIDEO]

Përplasja për Kosovën në Beograd. Izetbegoviç 'sqaron' presidentin Vuçiç [VIDEO]

Publikuar më: 16:21 07-12-2017

Anëtari i presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Bakir Izetbegoviç përplaset me kreun e shtetit serb Aleksandër Vuçiç për çështjen e njohjes së Kosovës. Pak kohë më parë Izetbegoviç deklaroi se vendi i tij duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe se ai personalisht mendonte se ishin vonuar në këtë drejtim. Ndërkohë ditën e mërkurë tre anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, kryesuesi Dragan Çoviçi, Mladen Ivaniçi dhe Bakir Izetbegoviçi zhvilluan një takim në Beograd me presidentin Vuçiç. Në konferencën për media është shënuar një incident kur dy palët kanë folur për Kosovën dhe qëndrimin e dy vendeve ndaj pavarësisë së saj. Kur kryesuesi i presidencës boshnjake Çoviç foli për Kosovën duke thënë se Sarajeva, sa i përket kësaj çështjeje do t’u përshtatet qëndrimeve të Beogradit, ka reaguar anëtari tjetër Bakir Izetbegoviç. Ai ka bërë të qartë se politika e jashtme e Bosnjës duhet të jetë e pavarur. “Politikën ndërkombëtare të BH-së do ta udhëheqin këta tre persona dhe ajo do të udhëhiqet në Sarajevë”-tha ai duke shtuar se duhet të marrin parasysh edhe qëndrimet e vendeve fqinje si pjesë e obligime për procesin e integrimeve. “Por qëndrimi im është se politika e jashtme bëhet në Bosnjë e Hercegovinë”-ka thënë Izetbegoviç. Vuçiç ka ndërhyrë duke shtuar se “këto ishin qëndrimet që kishte marrë gjatë bisedimeve zyrtare si për Kosovën ashtu edhe për kufirin". Përfaqësuesit e presidencës së Bosnje-Hercegovinës kanë rënë dakord për përcaktimin e kufirit të disa pjesëve të kontestuara.

Article Logic
Execution time: 0.003734827041626