Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka folur për dekretet e Presidentit të Republikës, të cilat u rikthyen për rishqyrtim në Kuvend, shoqëruar edhe me argumentet ligjore. Sipas Braçes me nisjen e sesionit të ri parlamentar, maxhoranca do të diskutojë të gjitha dekretet e kthyera mbrapsht.
“Pa më të voglin diskutim. Për sa kohë rregulli thotë se ligjet duhet të shqyrtohen në Kuvend, do të diskutohen të gjitha”-nënvizoi ai.
Braçe me tone të ashpra dhe i vendosur foli dhe për zbatimin e ligjit për të goditur rastet abuzive duke ju bëri sërish thirrje subjekteve të zbatojnë ligjin dhe të shmangin abuzimet. Ai tha se subjektet duhet të paguajnë detyrimet dhe mos t’i bien telefonit, pasi sipas tij, ligji është i barabartë dhe do të veprojë njësojë për të gjithë.
“Mos të shkruajnë as në telefonin tim dhe as në rrjetet sociale, sepse nuk më bën përshtypje fare. Kush shan, merr mbrapsht atë që meriton”-theksoi ai.