INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasja Rama-Meta/ A kishte certifikatë sigurie Gent Cakaj? Çfarë është certifikata e sigurimit të personelit...

Përplasja Rama-Meta/ A kishte certifikatë sigurie Gent Cakaj? Çfarë është certifikata e sigurimit të personelit...

Publikuar më: 17:37 11-01-2019

Prej dy ditësh tashmë vazhdojnë deklaratat dhe përplasjet mes dy institucioneve kryesore në vend, kryeministrisë dhe presidencës.

Shkak i kësaj përplasje është bërë kërkesa për dekretimin si ministër i jashtëm të Gent Cakaj, por që është refuzuar nga presidenti. Njëra prej arsyeve që presidenti Meta i ka referuar me shkrim kryeministrit për mos dekretimin e ministrit të ri është dhe mungesa e certifikatës së sigurisë dhe pajisja me të vetëm 24 orë përpara kërkesës për dekretim. Por si janë procedurat për tu pajisur me certifikatë sigurie dhe nivelet e çertifikatës që duhet të kenë përfaqësuesit e institucioneve Newsbomb ka bërë një kërkim te faqja e DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar)

CSP, është dokumenti zyrtar i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ose i një autoriteti kompetent të sigurisë së një vendi tjetër i cili vërteton nga pikëpamja e sigurisë se një individ i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar.

E plotë në: http://www.newsbomb.al/a-kishte-certifikate-sigurie-gent-cakaj-cfare-eshte-certifikata-e-sigurimit-te-personelit-kriteret-dhe-afatet-148367 

Article Logic
Execution time: 0.0025689601898193