INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasja te ''Petro Nini'': Shkarkohet drejtori i policisë Tiranë, ja kush e zëvendëson

Përplasja te ''Petro Nini'': Shkarkohet drejtori i policisë Tiranë, ja kush e zëvendëson

Publikuar më: 18:59 11-03-2019

Shkarkohet drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj. Ministri i Brendshëm kritikon uniformat blu pas përplasjes me banorët te “Petro Nini”.

Kreu u Policisë së Shtetit, Ardi veliu ka firmosur lirimin nga detyra të kreut të Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, menjëherë pas incidentit mes uniformave bli dhe banorëve në një godinë te rruga “Petro Nini”. Në vend të tij është emëruar Dhimitraq Ziu.

Sakaq, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk kursen kritikat për sjelljen e uniformave blu që u rreshtuan krah përmbarimit.

“Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë.

Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës "Petro Nini", shkruan Lleshaj në rrjetet sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0033278465270996